Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar fshatrat shqiptare të Leposaviqit si dhe ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Ai tha se me bashkimin e Mitrovicës të gjitha fshatrat përreth saj përvjetorin tjetër të pavarësisë do ta festojnë në një komunë të vetme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, kujtojmë sakrificën shekullore të popullit të Kosovës për liri, e cila u kurorëzua më 17 Shkurt 2008. Edhe pse kanë kaluar 11 vite nga ky akt historik, Kosova po përballet akoma me sfidat e shtet-ndërtimit, zhvillimit dhe integrimit evropian”, ka thënë Bahtiri.
“Së bashku me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe me zëvendësministrin e MMPH-së, Gjergj Beka, bëra nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe vizitova fshatin e heroit Kadri Bistrica që administrohet nga komuna e Leposaviqit, mirëpo me bashkimin e qytetit të Mitrovicës të gjitha fshatrat përreth tij do të jenë pjesë e Mitrovicës dhe përvjetorin tjetër të Pavarësisë besoj se do ta festojmë në një komunë të vetme”, ka shkruar Bahtiri.

“Në 11 vjetorin e Pavarësisë përkulemi para dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuuan për Kosovën e pavarur, në mënyrë të veçantë falënderojmë shtetin mik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mirënjohjen e përjetshme për ndihmën e saj drejt shtetit tonë, duke garantuar se miqësia Kosovë - SHBA do të jetë e përjetshme”, ka thënë më tej ai.