Kosovë

Komuna e Podujevës i ndan afro 15 mijë euro për “Handikosin”

Komuna e Podujevës i ndan afro 15 mijë euro për “Handikosin”
 

Këshilltarët komunalë të Podujevës kanë miratuar propozimin e ekzekutivit për ta ndihmuar financiarisht Organizatën “Handikos-Podujeva”. Rreth 15 mijë euro u janë ndarë kësaj organizate për një periudhë njëvjeçare për t’i kryer aktivitetet e tyre. Propozimin për këtë ndihmë e ka prezantuar drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zaim Thaçi. Ka thënë se të gjithë e dinë aktivitetin e saj.

Këshilltari nga LDK-ja, Agron Hyseni, ka thënë se kjo është një ndihmë e vogël në krahasim me nevojat e kësaj organizate.