Pylltari i dënuar për vepra penale avancohet në inspektor të pyjeve

Pylltari i dënuar për vepra penale avancohet në inspektor të pyjeve

Nexhat Tovërlani 06 shkurt 2019 08:22

Pyjet e Komunës së Podujevës prej nëntorit të vitit të kaluar inspektohen nga një person që është dënuar dy herë për vepra penale dhe ka një procedurë gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Xhavit Avdiu ka qenë roje pylli prej vitit 2013, ndërkohë që në nëntorin e 2018 (nëpërmjet konkursit) zyrtarët komunalë e kanë avancuar në inspektor të pyjeve. Ai është dënuar për kanosje dhe shkaktim i rrezikut të trafikut publik. Për këto vepra, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me gjobë nga 200 euro për secilin rast. Ndërkohë që lëndë të tjera penale ka në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Në Policinë e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje, pasi, sipas tyre, të gjitha rastet e hapura ndaj këtij personi i kanë dorëzuar në Prokurori.

“Lidhur me pyetjet tuaja ju lutemi t’u adresoheni organeve te drejtësisë”, ka qenë përgjigjja e vetme e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës.

Ndërsa, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës i kanë trajtuar pesë lëndë ndaj Xhavit Avdiut. Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë se në Gjykatë i kanë dorëzuar katër prej këtyre lëndëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme