Kosovë

Haskuka: Komuna e Prizrenit ia ka borxh AKP-së 15 milionë euro

Haskuka: Komuna e Prizrenit ia ka borxh AKP-së 15 milionë euro

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka deklaruar se administrata komunale i ka borxh Agjencisë Kosovare të Privatizimit rreth 15 milionë euro në emër të qirasë për shfrytëzimin e ndërtesës së ish-Bankkosit.

Sipas tij, ujdia me AKP-në është nënshkruar nga ish-kryetarët dhe si rrjedhojë shuma e borxheve të qirasë është akumuluar me vite, për të arritur tani në shifra të larta. Haskuka ka pohuar se Komuna dhe AKP-ja janë të interesuara për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje dhe ka shfaqur bindjen se kjo ndërtesë duhet të kalojë në pronësi të Komunës pa pagesë, shkruan sot Koha Ditore.