Kosovë

Për 2 muaj mbyllen 22 bastore sportive në Lipjan

Për 2 muaj mbyllen 22 bastore sportive në Lipjan
 

Inspektorati i Komunës së Lipjanit ka publikuar raportin për periudhën janar-dhjetor të vitit 2018, nëpërmjet të cilit ka njoftuar për një varg aktivitetesh të zhvilluara në interes të qytetarëve. Sipas raportit, gjatë muajve nëntor dhe dhjetor Inspektorati ka mbyllur 22 bastore sportive, dhe janë identifikuar dhjetë të tilla të cilat i kanë dëmtuar shenjat zyrtare të ATK-së dhe Komunës.

Sipas raportit gjatë muajit dhjetor Inspektorati ka përcjellë punën në bazë të planit dinamik të paraparë për periudhën janar-dhjetor. I tërë aktiviteti dhe angazhimi janë përqendruar në të gjitha objektivat e parapara, shkruan sot Koha Ditore.