Shpenzimet e Komunës së Istogut në disa kode buxhetore gjatë vitit të kaluar kanë shkaktuar reagim të subjektit opozitar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Kritikat e këtij subjekti opozitar përqendrohen në shpenzimet e komunës për dreka zyrtare, udhëtime e mëditje dhe shpenzime të telefonisë, të cilat shpenzime, sipas LVV-së, janë keqpërdorime të mëdha të parasë publike në këto kategori gjatë vitit 2018.
Agron Avdijaj, kryetar i LVV-së në Istog, njëherësh edhe këshilltar i këtij subjekti në Kuvendin Komunal, bazuar në raportin financiar të shpenzimeve të Komunës për vitin e kaluar, ka treguar se Komuna e Istogut gjatë vitit 2018 ka shpenzuar 45 mijë e 508 euro vetëm në kodin për dreka zyrtare.
“Shuma e mjeteve të shpenzuara për dreka zyrtare të jep mundësinë e dyshimeve se zyrtarët e komunës paguajnë drekat private me mjete të arkës komunale, pasi nuk kanë dhënë asnjë sqarim apo ndonjë raport se për çfarë dreka zyrtare bëhet fjalë, çfarë delegacione kanë qenë dhe cila ka qenë arsyeja e atyre drekave zyrtare”, thotë Avdijaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)