INPO: Kryetari i Ferizajt ta menaxhojë profilin në rrjete sociale me para të veta

INPO: Kryetari i Ferizajt ta menaxhojë profilin në rrjete sociale me para të veta

Agim Ademi Agim Ademi 31 January 2019 10:32

Organizata joqeveritare INPO, e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate për media, të mërkurën, e ka cilësuar të kundërligjshme kontratën “Administrimi i profilit të kryetarit të Komunës në rrjetet sociale”. Kjo OJQ ka kërkuar anulimin e saj dhe ka ftuar autoritetet përgjegjëse të mbajnë zyrtarët llogaridhënie.

Sipas INPO-s, përveç shkeljeve ligjore, gjatë zhvillimit të procedurës janë gjetur se operatori ekonomik “Shëndet Aliu B.I” është themeluar vetëm dy muaj para se të shpërblehej me kontratë. Pronar i kësaj kompanie është Shëndet Aliu, i cili ka lidhje familjare me Lulzim Aliun, drejtorin e urbanizimit në Komunë e Ferizajt.

INPO-ja ia rikujton kryetarit të Komunës, Agim Aliu, se është nën përgjegjësinë e tij kryesore garantimi i sundimit të ligjit dhe menaxhimit efikas dhe efektiv në shpenzimin e parasë publike, gjithnjë duke pasur për interes nevojat reale të qytetarëve të Ferizajt.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme