Autostrada kalon 4 kilometra larg qendrës së Pejës

Autostrada kalon 4 kilometra larg qendrës së Pejës

Ilir Osmanaj 31 January 2019 08:25

Në kuadër të turneut të dëgjimeve publike për ndërtimin e Autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, që ndryshe po quhet “Autostrada e Dukagjinit”, të mërkurën në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, Ministria e Infrastrukturës dhe kompania projektuese kanë prezantuar para qytetarëve të Pejës projektin ideor të autostradës dhe trasenë se nga do të shtrihet ajo nëpër territorin e kësaj komune.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u tha qytetarëve të pranishëm se bashkërisht do ta projektojnë një projekt, i cili, sipas tij, është projekti më madhor që ka ndodhur në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky projekt do të ndikojë dukshëm në qasjen e qytetarëve, në lëvizjen e lirë, lëvizjen mallrave dhe zhvillimin ekonomik. Ne si Qeveri dhe Ministri e Infrastrukturës jemi të vendosur që ky projekt të fillojë në muajin tetor të këtij viti, por me intensitet më të madh do të nisin punimet në vitin 2020 dhe pastaj bazuar edhe në kontratë, projekti do të realizohet për katër vjet”, u foli Lekaj qytetarëve të pranishëm për këtë autostradë, në të cilën qasje direkte do të kenë tetë komuna.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme