Kosovë

Opozita në Prizren konteston lëvdatat e kryetarit për të hyrat vetjake

Opozita në Prizren konteston lëvdatat e kryetarit për të hyrat vetjake

Autoritetet lokale të Prizrenit kanë deklaruar se në vitin 2018 kanë arritur rekord në të hyrat vetjake komunale. Por ky lavdërim i ekzekutivit, është kritikuar nga opozita, që konsideron se rritja në të hyra është simbolike apo vetëm 50 mijë euro në krahasim me ato të vitit 2017.

Në të njëjtën kohë, opozita konsideron se Qeverisë komunale nuk i hyjnë në punë 50 mijë euro shtesë nga të hyrat vetjake në situatën kur miliona euro i kanë shkuar në suficit nga granti qeveritar, shkruan sot Koha Ditore.