Arbëri

37 familje me tokë e pa shtëpi, probleme të komuniteteve RAE

Rreth 37 familje të komuniteteve rom e ashkali, kanë blerë nga dy ari tokë në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

Qamil Gashi tregon se vëllai i tij e bleu pronën me shpresën se aty do të ndërtojë një shtëpi, raporton KTV.

Kështu vepruan edhe familjarët e tjerë para dy vjetësh kur u kthyen nga Shkupi, për ku ishin larguar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ata u kthyen pasi kishin marrë premtime nga donatorë të ndryshëm për ndërtimin e shtëpive.

Por, ndërtimi i tyre ende nuk ka nisur, pasi për këtë nuk ka dhënë leje Komuna e Obiliqit.

Në Komunën e Obiliqit thonë se toka aty nuk është e destinuar për ndërtim, pasi është tokë bujqësore.

Sipas Berishës, komunitetet rom dhe ashkali në këtë komunë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta në mungesë të informimit.

Në fshatin Plemetin, kryesisht jetojnë pjesëtarë të komuniteteve RAE, që kanë ardhur edhe nga komuna tjera të vendit.