Arbëri

Për një muaj, 7 kërkesa për legalizim të armëve në Pejë

Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Ndue Nikolla, komandant i Stacionit Policor të Pejës, ka njoftuar se këtë prej 17 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ka nisur fushata për legalizimin e armëve dhe deri këtë javë, janë pranuar shtatë kërkesa për legalizim të armëve, shkruan sot Koha Ditore.

“Në stacion e kemi një staf zyrtar të trajnuar për ofrimin e shërbimeve dhe përkrahjen e asistencës për qytetarë që duan të legalizojnë armët”, ka thënë majori Nikolla.

Në këtë takim të KKSB-së ishte i pranishëm edhe Izmi Zeka, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili e ka legalizimin e mareve si një mundësi “të artë”. (Artikullin e plot lexojeni sot në Koha Ditore).