Në shkollën e mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj mësimdhënësit nuk po bëjnë vetëm grevë.
Dy nga ta kanë pasur një përleshje ndër vete, nga e cila njëri ka përfunduar në emergjencë.
Mësimdhënësi i kësaj shkolle, Heset Shala, pasi ka dalë nga oborri i shkollës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij R.M.
Shala është dashur të trajtohej në Emergjencën e Ferizajt nën përcjelljen e Policisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)