Kosovë

Në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të rënies së heroit Isa Boletini

Në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të rënies së heroit Isa Boletini

Në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit të Ibrit, gjatë ditës së sotme u mbajt akademi përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të rënies së heroit kombëtar, Isa Boletini.

Duke folur para të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe kryetari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Financave, Bedri Hamza, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së), Hysni Gucati, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se Isa Boletini është një atdhetar që ka bashkuar trojet shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe për lirinë e trojeve shqiptare.