Arbëri

Policia nuk hap rast për incidentin në Emergjencë Primare në Lipjan

Stafi mjekësor i Emergjencës Primare në Lipjan ka pasur në fundjavë një konflikt verbal me familjarë të kryetarit Imri Ahmeti.

Në këtë konflikt është përfshirë edhe vetë kreu komunal dhe Policia e Kosovës, porse e fundit nuk ka hapur asnjë hetim në lidhje me rastin.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se zyrtarët policorë kanë intervenuar, por në vend të ngjarjes janë pajtuar dy palët dhe nuk është hapur ndonjë rast.

Por në Emergjencën e QKMF-së kanë thënë se zyrtarët policorë vetëm kanë vëzhguar.

Ganimete Qeriqi, infermiere në Emergjencën e QKMF-së, njëherësh këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e AAK-së, ka thënë se me urdhër të drejtorit të QKMF-së një familjar ka insistuar në trajtim të posaçëm në dhomën e mjekut, gjë që është kundërshtuar nga stafi mjekësor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)