Gjini u kërkon mësimdhënësve t’i ngrohin shkollat, prindërve t’i dërgojnë fëmijët në mësim

Gjini u kërkon mësimdhënësve t’i ngrohin shkollat, prindërve t’i dërgojnë fëmijët në mësim

21 janar 2019 14:34

Kryetari i Komunës së Gjakovës thotë se ka takuar sot shumë prindër e mësimdhënës, prej të cilëve ka kërkuar që mësimi të vazhdojë nesër.

“Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë. Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre”, citohet të ketë thënë Gjini, përcjell zyra e komunikimit të komunës.

“Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtoret e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen. I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevës”, ka thënë tutje ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme