Kosovë

Pas rindërtimit, sheshi i Pejës do të bllokohet për qarkullim të automjeteve

Pas rindërtimit, sheshi i Pejës do të bllokohet për qarkullim të automjeteve
 

Sheshi i qytetit të Pejës ka kohë që është bërë lehtë i pakalueshëm për automjete. Çdo ditë automjete të shumta shfrytëzojnë hyrjet e pabllokuara në të dyja anët e sheshit, duke kaluar lirshëm nëpër të.

Kështu, shoferët e automjeteve, për t’ia shkurtuar rrugën vetes, kalojnë lirshëm nëpërmjet sheshit, nisur që nga lartë te “Ura e zallit”, për të dalë në anën tjetër të sheshit, deri të rruga që shkon për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe anasjelltas.