Kosovë

Gjilani zyrtarizon Njësitin për implementimin e impiantin, kosto 30 milionë euro

Gjilani zyrtarizon Njësitin për implementimin e impiantin, kosto 30 milionë euro

Gjilan, 17 janar – Gjilani sot ka zyrtarizuar Njësitin për implementimin e projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve, i cili do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me seli në Londër, që ka koston prej 30 milionë eurosh.

“Impianti për trajtimin e ujërave të zeza është projekti më i nevojshëm dhe më i madh urban i komunës tonë, që përfshinë qytetin dhe të gjitha fshatrat, jo vetëm të kufijve tanë, por të gjithë ata që janë në rrjedhën e infrastrukturës nëntokësore që kanë impakt në ujërat e zeza të kësaj rrjedhe. Studimi i fizibilitetit dhe studimi socio-ekonomik tashmë ka përfunduar, ndërsa financimin e këtij projekti do ta realizojë BERZH, mjetet financiare për të cilin i janë dhënë Qeverisë, por është grant për Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.