Kosovë

Banorët e Lloqanit ia ndalin ujin njëri-tjetrit

Banorët e Lloqanit ia ndalin ujin njëri-tjetrit
 

Mbi 70 shtëpi në fshatin Lloqan të Deçanit tash e dy vjet vazhdimisht kanë probleme me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Edhe tash në mes të dimrit, pjesës së quajtur Polana, nuk u rrjedh asnjë pikë ujë në krojet e tyre. Cufë Himaj, banor i këtij fshati, tregon se ata kanë ujësjellës dhe gjithashtu edhe mjaft ujë që vjen nga bjeshka, por megjithatë janë duke u përballur me mungesë të ujit.

“Le që gjithë verën nuk kemi pasë ujë, por as tash në dimër prapë nuk kemi ujë. Gjysma e fshatit Pobergjë nuk ka ujë, kjo pjesë e Lloqanit nuk ka ujë, edhe pse ujë ka mjaft dhe kemi edhe ujësjellës, por kësaj pjese të fshatit nuk i vjen uji. Vjen një orë e pastaj ndalet sërish tërë ditën”, ankohet Himaj.