Kosovë

Banorët e Çikatovës kërkojnë ndihmën e Qeverisë për problemet pronësore

Banorët e Çikatovës kërkojnë ndihmën e Qeverisë për problemet pronësore

Rreth 70 banorë të lagjeve “Makolli”, “Morina” dhe “Muzhakë” të fshatit Çikatovë e Vjetër në Drenas janë mbledhur të enjten në mesditë, kanë nisur një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, nga e cila po kërkojnë ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje rreth problemeve pronësore që i kanë me Komunën e Drenasit dhe Kompaninë “Feronikeli”.

Habib Makolli, banor i lagjes “Makolli”, nga ku fshat ka thënë se po protestojnë për shkak se pronat e tyre u janë sekuestruar para fillimit të luftës në Kosovë, por se ato nuk u janë kompensuar kurrë. Ndërkaq, sipas tij, ato prona ishin privatizuar bashkë me Kompaninë “Feronikeli”, ani që në to jetojnë një numër i madh banorësh, të cilët i kanë edhe shtëpitë e tyre aty. Por se së fundmi institucionet po kërkojmë nga ta lirimin e atyre pronave, shkruan sot Koha Ditore.