Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër. Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.
Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT-it, janë në gjendje të mirë për qarkullim.