Kosovë

Rikonfirmohet shkalla tatimore e njëjtë për ndërtesat e paluajtshme

Rikonfirmohet shkalla tatimore e njëjtë për ndërtesat e paluajtshme

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë miratuar vendimin për rikonfirmimin e bazës dhe normës tatimore për ndërtesat e paluajtshme, ashtu siç janë të përcaktuara me dispozitat e Rregullores Komunale për tatimin në pronë të vitit 2015.

Sipas përfaqësuesve të Drejtorisë së Financave, kjo nënkupton se dispozitat e njëjta për tatimin në pronë, përkatësisht për objektet e paluajtshme do të zbatohen edhe në vitin fiskal 2019. Ndërkaq për tatimin në tokë është thënë se do të zbatohen normat më të ulëta që i parasheh ligji i ri i tatimit në pronë, shkruan sot Koha Ditore.