Kosovë

OEAK dhuron pajisje për një shkollë profesionale në Lipjan

 

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka dhuruar Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan një donacion në pajisje të teknologjisë së informacionit dhe orendi të tjera, ka bërë të ditur OAEK përmes një komunikate për media.

Donacioni përfshin kompjuterë desktopë, karrige, si dhe një printer, ndërsa do të bëjë të mundur pajisjen elementare të një laboratori për qëllime të ushtrimeve praktike nga lëndët e ndërmarrësisë dhe ekonomisë.