Kosovë

Asnjë i verbër i punësuar në institucionet e rajonit të Pejës

Asnjë i verbër i punësuar në institucionet e rajonit të Pejës

Ligji për kualifikim, rikualifikim dhe punësim të personave me nevoja të veçanta nuk është duke gjetur zbatueshmëri i tëri në katër komunat e rajonit të Pejës: Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan. Sipas këtij ligji, komunat, institucionet e tjera apo çdo organizatë që ka 50 punëtorë, një prej tyre duhet të jetë me nevoja të veçanta, përfshirë këtu edhe persona të verbër.

Në Administratën Komunale të Pejës, siç thotë shefi i personelit, Muhamet Kelmendi, aktualisht janë të punësuar 265 punëtorë. Por në vend që të jenë të punësuar pesë persona me nevoja të veçanta, sipas Kelmendit, janë vetëm tre, shkruan sot Koha Ditore.