Kosovë

Pak organizime festive në Prizren

 

Si një vit me plot sfida dhe me pak suksese, ka përfunduar viti 2018, edhe për qytetarët e Prizrenit, raporton KTV.

Me fare pak organizime në qytet, banorët e këtij qyteti kanë vendosur ta presin vitin 2019 bashkë me familjet e tyre.
Ajtene Krasniqi është bashkuar me më të afërmit për ta festuar ndërrimin e moteve, me traditën e vjetër në Prizren.