Kosovë

Tri parti akuzojnë menaxhmentin për politizim të Universitetit “Ukshin Hoti”

Tri parti akuzojnë menaxhmentin për politizim të Universitetit “Ukshin Hoti”

Zhvillimet brenda universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren kanë ngjallur reagimet e degëve të tri partive politike që veprojnë në këtë qytet, të cilat janë shprehur kundër politizimit të menaxhmentit të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Përderisa dega e LDK-së ka kërkuar eliminimin e ndikimeve nga jashtë në zgjedhjen e rektorit, dega e NISMA-s Socialdemokrate ka vlerësuar se zgjedhja e u.d. të rektorit, Ismet Temaj, është i ligjshëm. Ndërsa Ilir Baldedaj i AAK-së ka shprehur qëndrimin se kryeministri duhet të reagojë që Universiteti i Prizrenit të shpëtohet nga kthetrat politike dhe kolapsi pasi që, sipas tij, NISMA po mundohet t’i fusë kthetrat politike në këtë universitet, shkruan sot Koha Ditore.