Tetë familje të Istogut bëhen me shtëpi

Tetë familje të Istogut bëhen me shtëpi

25 December 2018 08:49

Komuna e Istogut ka vazhduar edhe sivjet me programin e saj për ndërtimin e shtëpive për familje të pastreha, dhe nga dita e hënë tetë familje të pastreha dhe me kushte të vështira, nga një në tetë fshatra të Istogut, janë bërë me shtëpi të reja, që janë ndërtuar nga arka e Komunës së Istogut.

Një komision komunal paraprakisht kishte përzgjedhur si përfituese të shtëpive rastet më të ndjeshme, kurse për ndërtimin e shtëpive Komuna nuk ka pasur nevojë të sigurojë troje, pasi secila familje përfituese e ka pasur tokën e vet. Enver Rugova, drejtor për Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se këto shtëpi janë ndërtuar vetëm nga mjetet e të hyrave vetjake.

Këto shtëpi, sipas Rugovës, janë ndërtuar në kuadër të programit të Komunës së Istogut “Ndërtimi i shtëpive për familje të pastrehë”, që është duke e realizuar nga buxheti i saj çdo vit qe tetë vjet. Prej vitit 2012, kur Komuna ka jetësuar këtë program për familje të pastrehë, përfshirë edhe këto tetë shtëpitë që janë përuruar të hënën, kjo komunë me mjete të saj vetjake ka ndërtuar 43 shtëpi për familjet në nevojë. Aktualisht në këtë komunë llogaritet se janë mbi 50 familje të pastrehë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme