Kosovë

Banorët e fshatit Bablak të Ferizajt në hall për ujë të pijshëm

Banorët e fshatit Bablak të Ferizajt në hall për ujë të pijshëm

Një qytetar nga Ferizaj, konkretisht nga fshati Bablak, Driton Nuha, ka publikuar një video dhe disa fotografi të ujit të pijshëm, i cili duket se nuk ka fare cilësi të mirë, e ngjyra e ujit është e zezë.

Ai ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun nga radhët e PDK-së. Ka thënë se ai vet, madje gjithë banorët e këtij fshati kanë probleme të vazhdueshme me ujin e pijshëm.