Kosovë

Kryetari Muhaxheri shpërfill takimin me të rinjtë

Kryetari Muhaxheri shpërfill takimin me të rinjtë

Salla orkestrale e Fakultetit të Arteve të Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë të martën ishte siguruar nga Këshilli për Veprim Rinor Lokal (KVRL) për mbajtjen e një takimi publik të drejtuesve të Komunës së Pejës me të rinjtë e këtij qyteti.

“KVRL si organ më i lartë i përfaqësimit të të rinjve në Pejë çdo vit organizon një takim të tillë, në mënyrë që kryetari i Komunës të japë llogari para të rinjve për buxhetin, për projektet, për investimet dhe kushtet që i ofron komuna të rinjve të Pejës”, tregoi Albina Lleshi, kryetare e KVRL-së, për qëllimin e këtij takimi të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ishe planifikuar të jetë pjesë e panelit, bashkë me drejtorin për Rini, Kulturë dhe Sport, Engelbert Zefaj, drejtorin e Arsimit, Besim Avdimetaj, dhe sekretarin e këtij universiteti, Astrit Ademaj.