Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë bërë të ditur se blloku i tretë i banesave sociale në lagjen “Petrovë” do të finalizohet gjatë këtij muaji, derisa blloku i katërt është në ndërtim e sipër dhe se punimet aty duhet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm.
Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, ka theksuar se dy blloqet e para me gjithsej 60 banesa janë të përfunduara dhe se aty tashmë banojnë përfituesit e përzgjedhur nga komisioni përkatës komunal, derisa pritet që së shpejti të finalizohet blloku i tretë me 30 banesa...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo