Kosovë

Zvarritet prej 2 vjetësh funksionalizimi i Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë

 

Komunarët e Podujevës ende nuk kanë arritur ta funksionalizojnë Spitalin e përgjithshëm të këtij qyteti. Megjithëse ishte paraparë shumë më herët të fillonte dhënia e shërbimeve dytësore në këtë objekt, pos maternitetit, që ka funksionuar edhe më herët, asnjë shërbim tjetër nuk ofrohet.

Zyrtarët opozitarë e kanë akuzuar direkt kryetarin e Komunës, Agim Veliu, për mosfunksionalizimin e këtij spitali. Bile ata kanë thënë se Veliu kishte gënjyer kur kishte thënë se spitali kishte filluar punën në kohën kur ishte bartur Materniteti nga QKMF-ja në objektin e ri që është paraparë për spital.