Kosovë

Kontestohet vendimi i Kuvendit të Malishevës për shkarkim të drejtorit të gjimnazit

Kontestohet vendimi i Kuvendit të Malishevës për shkarkim të drejtorit të gjimnazit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, me të cilin kërkohej shkarkimi i drejtorit të gjimnazit "Hamdi Berisha" është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Niveli qendror pas shqyrtimit të ligjshmërisë ka pohuar se ky vendim nuk është në kompetencë të KK-së. Po ashtu, ka sqaruar se Kuvendi mund t'i rekomandojë kryetarit të Komunës ndërmarrjen e veprimeve lidhur me këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.