Kosovë

Berisha akuzon kabinetin e Haskukës për kurdisje konkursesh

Berisha akuzon kabinetin e Haskukës për kurdisje konkursesh

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka akuzuar përfaqësuesit e kabinetit të kryetarit të Prizrenit dhe këshilltarët e tij politikë për kurdisje të çdo konkursi për punësim në organet komunale.

Udhëheqësi i degës së këtij subjekti politik që është pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren, ka theksuar se paraprakisht dihen edhe emrat e atyre që pranohen në punë pavarësisht konkurseve të shpallura. Por këto akuza nuk janë komentuar nga kabineti i kryetarit Mytaher Haskuka.