Kosovë

28 familjeve u dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në 3 komuna

28 familjeve u dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në 3 komuna

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ditën e shënimit të Festës Kombëtare të 28 Nëntorit ka dhuruar 28 shtëpi për familjet nevojtare të komunave: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Ceremonia e dhënies së çelësave të këtyre shtëpive është realizuar në SHK “Xhemajli Berisha” në Prizren, para autoriteteve lokale, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, familjeve nevojtare dhe aktivistëve të shoqatës së sipërpërmendur. Kryetarët e komunave të rajonit të Prizrenit me këtë rast kanë shprehur mirënjohje për punën e bërë nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe drejtorin e saj, Halil Kastrati.