Kosovë

Nxënësit e Mitrovicës nesër parakalojnë tek kazerma e FSK-së për nder të festave të nëntorit

Nxënësit e Mitrovicës nesër parakalojnë tek kazerma e FSK-së për nder të festave të nëntorit
Foto: Komuna e Mitrovicës
 

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Nehat Bahtiri, i shoqëruar nga shefi i sektorit të kësaj drejtorie, Bahtir Maxhuni, kanë realizuar një vizitë në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë komunë.

Me këtë rast Bahtiri njoftoi komandantin e FSK-së, Sylejman Cakajn, se arsyeja e këtij takimi ishte koordinimi lidhur me aktivitetet të cilat do të zhvillohen nesër për nder të shënimit të ditës së FSK-së, me ç’rast do të marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga shkollat e mesme të Mitrovicës.