Arbëri

Kryetari i Malishevës ankohet ndaj ndërprerjeve të gjata të rrymës

Descriptive Text

Komuna e Malishevës të premten ka njoftuar se në territorin e saj janë duke u aplikuar ndërprerje të gjata dhe pa orar të energjisë elektrike. Sipas autoriteteve lokale, kjo praktikë ka shkaktuar probleme të mëdha si në sektorin e biznesit, ashtu edhe në institucionet arsimore dhe në amvisëri.

Për këtë ndërprerje ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Reduktimet apo ndërprerjet pa orar të energjisë elektrike janë duke shkaktuar dëme dhe probleme serioze në institucionet shkollore, në amvisëri dhe në sektorin e biznesit. Kërkojmë nga organet përgjegjëse që t’i marrin masat e duhura për ndërprerjen e kësaj dukurie të ndërprerjeve të gjata të energjisë elektrike, për banorët e Komunës së Malishevës”, ka thënë Begaj.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, ndërprerjet e rrymës janë duke shkaktuar probleme në institucionet shkollore, duke e pamundësuar ngrohjen e objekteve, pasi mungon uji nga sistemi i ujit, si pasojë e mosfurnizimit për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Përveç mungesës së ngrohjes, shkollat në disa raste mbesin edhe pa ndriçim dhe rrjedhimisht pa proces mësimor.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)