Arbëri

Mitrovica do t’u ngrejë përmendore Shaban Jasharit me dy të bijtë

Mitrovicë, 21 nëntor - Është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Mitrovicës.

Ndër të tjera, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i informoi të pranishmit se këshilltarët komunalë në mbledhjen e kaluar të KK-së kanë aprovuan konkluzionin për ndërtimin e shtatores të Heroit Legjendar, Adem Jashari në qytetin e Mitrovicës. Siç e citon njoftimi për media, ai tha se në shenjë nderimi për veprën e familjes Jashari, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në Mitrovicë do të ngrihet shtatorja e Shaban Jasharit dhe dy djemve të tij. U bë po ashtu e ditur se në mbledhjen solemne të KK-së për nder të 28 Nëntorit do të paraqitet edhe projekti ideor për ngritjen e tri shtatoreve të familjes Jashari në qytetin e Mitrovicës