Kosovë

Komuna e Drenasit fajëson MASHT-in për vonesat në furnizim me dru për ngrohje në shkolla

Foto: Komuna e Drenasit
 

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë me dije se të gjitha institucionet arsimore në këtë Komunë kanë ngrohje.

DKA-ja në Drenas ka vizituar të gjitha shkollat në këtë komunë dhe janë njoftuar për së afërmi nga drejtues të shkollave për mungesën e lëndës djegëse, mirëpo, siç thotë komunikata e Komunës së Drenasit, “në asnjë prej institucioneve nuk ka munguar ngrohja, të gjitha shkollat kanë pasur ngrohje, përjashtimisht ditën e hënë me datë 19.11.2018, SHFMU ‘Rasim Kiqina’ nuk ka pasur ngrohje, por DKA-ja ka intervenuar dhe të nesërmen ka siguruar lëndën djegëse në këtë shkollë si dhe për të gjitha ato shkolla që kanë pasur sasi të vogla të lëndës djegëse”.