Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se me drejtorin rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation-IFC), Thomas Lubeck, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për zbatimin e projektit të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve administrative në Komunë.
Njëherësh ka paralajmëruar bashkëpunim edhe në projekte të tjera, duke qenë se janë prezantuar planet për zhvillimin ekonomik e investime infrastrukturore, shkruan sot Koha Ditore.
Haskuka ka theksuar se IFC-ja është organizatë ndërkombëtare dhe anëtare e grupit të Bankës Botërore dhe se për projektin për përmirësimin e shërbimeve administrative do ta ndihmojë Komunën e Prizrenit me 200 mijë dollarë.\Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)