Kaçanikasit thonë se s’kanë ku t’i blejnë barnat pas mesnate

13 nëntor 2018 21:25

Banorët e Kaçanikut ankohen se barnatoret në këtë qytezë shumicën e kohës janë të mbyllura pas mesnate.

Ndonëse ka pasur nevojë urgjente për barna pas orës 24, Halit Shehu thotë se është detyruar të shkojë në Ferizaj që të furnizohet me to, raporton KTV.

Megjithatë, barnatoret kanë marrëveshje me Komunën e Kaçanikut që ato të kujdestarojnë me radhë edhe pas mesnate.

Megjithatë, sipas banorëve, ato nuk po e respektojnë këtë marrëveshje.

Banorët hedhin kritika edhe ndaj QKMF-së, e cila, sipas tyre, nuk është e furnizuar me barna esenciale.

Zyrtarë të Vetëvendosjes në këtë komunë, thonë se ky problem në Kaçanik është i kamotshëm dhe për këtë fajësojnë organet komunale.

Në Komunë e pranojnë që jo gjithmonë e pronarët e barnatoreve e respektojnë marrëveshjen. Thonë se e kanë vetëm një inspektor komunal.

Por, këto i mohojnë pronarët e barnatoreve, megjithëse ata nuk deshën të prononcohen para kamerës.

Ata shtojnë se e respektojnë marrëveshjen që e kanë me Komunën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme