Kosovë

Vetëvendosja ushtron kallëzim penal ndaj kryetarit të Podujevës, Agim Veliu

Vetëvendosja ushtron kallëzim penal ndaj kryetarit të Podujevës, Agim Veliu
Foto: Ilustrim/Koha

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Podujevës Agim Veliu dhe katër zyrtarëve komunal.

Sipas një njoftimi nga LV-ja, në këtë komunë një nga skandalet më të mëdha në historikun e qeverisjes së LDK-së në komunën e Podujevës e që u përmend në Raportin e Auditimit për vitin 2017 ishte edhe realizimi i pagesave pa pranimin e inventarit (mallrave) e që në këtë rast vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52.384 euro, raporton KP.