Kosovë

Pastrohet Janjeva, deri tani janë eliminuar mbi 350 deponi ilegale në Kosovë

Pastrohet Janjeva, deri tani janë eliminuar mbi 350 deponi ilegale në Kosovë

Dhjetëra vullnetarë, banorë e zyrtarë komunalë i janë bashkuar aksionit të sotëm në Janjevë, ku u larguan dhjetëra thasë me mbeturina përgjatë brezit rrugor si dhe pesë kamionë me mbetje të përziera nga një deponi e madhe.

Aksioni i sotëm në Janjevë që u realizua në kuadër të Fushatës më të madhe në vend “Ta Pastrojmë Kosovën”, filloi nga shkolla fillore “Shtjefën Gjeqovi”.