Arbëri

Banorët e Vokshit deri në 10 orë pa rrymë pa paralajmërim - e mohon KEDS-i

Banorët e gjashtë fshatrave nga Rajoni i Vokshit në Deçan, po përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Deri në dhjetë orë çdo ditë mbesin pa rrymë, por thonë se asnjëherë nuk paralajmërohen nga KEDS-i, raporton KTV.

Reduktimet e energjisë për ta kanë nisur prej tre muajsh.

Ata tregojnë se gjatë viteve paraprake, janë përballur me mungesë të rrymës, por vetëm gjatë stinës së dimrit.

Për këtë, thonë se prisnin që gjendja të përmirësohet, dhe jo të ndodhë e kundërta.

E tërë kjo sipas tyre, po ndodh për shkak të rrjetit të vjetruar të shpërndarjes së energjisë.

Në KEDS mohojnë se ndalja e rrymës është bërë pa lajmërim.

Ndërsa tregojnë se në këtë zonë po investohet në vlerë prej rreth 1 milion eurosh përmes një projekti që përfshin Komunën e Junikut.

Thonë se 80 për qind e rrjetit do të futet në trase nëntokësore.

Investimet, sipas KEDS-it, pritet të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor.