Arbëri

Tash e dy muaj, fshati Breznicë i Obiliqit përballet me reduktime të rrymës

Afër 4 mijë banorë të fshatit Breznicë të Obiliqit, po përballen çdo ditë me reduktime të energjisë elektrike.

Kjo gjendje thonë se ka filluar për afro dy muaj, përderisa 3 ditët e fundit nuk kanë pasur fare energji elektrike, raporton KTV.

Shkaqet e këtyre reduktimeve nuk i kanë të qarta, pasi që, siç thonë, KEDS-i nuk i ka njoftuar.

Problem tjetër i banorëve është edhe mungesa e ujit të pijshëm, si pasojë e ndaljes së energjisë elektrike.

Shkaku i mungesës së rrymës nuk po realizohet në tërësi as mësimi në shkollën “Naim Frashëri”.

Por, tërë këto akuza hidhen poshtë në KEDS.

Thonë se reduktimet në fshatin Breznicë, po ndodhin vetëm në dy ditët e fundit, e jo më gjatë.

Me reduktime të energjisë elektrike janë përballur edhe disa fshatra të Prishtinës.