Të prekurit me sindromën Down udhëtojnë në Prishtinë për terapi

Të prekurit me sindromën Down udhëtojnë në Prishtinë për terapi

27 October 2018 14:00

Forumi Kosovar për Persona me Aftësi të Kufizuara kërkon nga qeverisja lokale e Gjilanit sigurimin e hapësirave, ku do të mundësohet zhvillimi i aktiviteteve dhe shërbimeve për personat e prekur me sindromën Down, shkruan sot Koha Ditore.

Ai thotë se 35 persona të prekur me këtë sindromë për mungesë shërbimesh detyrohen të udhëtojnë për në Prishtinë .

Nga Komuna është kërkuar që të alokohet një buxhet për kategorinë e personave me sindromën Down, me qëllim financimin e aktiviteteve të tyre ashtu siç financohen edhe kategoritë e tjera të personave me aftësi të kufizuara.

Për këtë çështje kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim Bujar Kadriun, kryetarin e Forumit Kosovar të Personave me për Aftësi të Kufizuara, që merret me trajtimin e rasteve të personave të prekur me sindromën Down. Kreu i Gjilanit është zotuar se do të mbështetë funksionalizimin e zyrës , e cila do të krijojë mundësi për dhënien e shërbimeve profesionale për fëmijë dhe të rritur, të cilët janë të prekur me këtë sindromë. /F.Azemi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme