Në rrugët e Komunës së Gjilanit operojnë 282 taksi të licencuar nga ana e autoriteteve komunale.
Mirëpo në këtë biznes rival të mëdhenj po dalin se janë taksitë të cilët punojnë në mënyrë ilegale, ngase nuk paguajnë detyrimet që kanë ndaj komunës dhe të cilët konsiderohen se po prishin konkurrencën në këtë fushë, shkruan sot Koha Ditore.
Në bazë të një vlerësimi që ka komuna llogaritet se numri i taksive ilegale varijon nga 80 deri 120 automjete të cilat janë në qarkullim. Në bazë të vlerësimit ky numër llogaritet te rritet gjatë stinës së dimrit.
Ndërsa, nga ana tjetër, qeverisja komunale deklarohet se po e ka të vështirë stopimin e qarkullimit të taksive të cilët konsiderohen ilegalë e të cilët bartin udhëtarë në çdo cep të territorit të Komunës së Gjilanit. Ngase, sipas tyre, taksitë ilegale po arrijnë në mënyrë të suksesshme që t’i shmangen Inspektoratit dhe të cilët më pas po vazhdojnë aktivitetin e transportit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)