Arbëri

Qytetarët ndjehen të rrezikuar nga kabllot në Vushtrri, Komuna dhe KEDS-i planifikojnë t’i heqin

Pavarësisht se sheshi "Adem Jashari" është rregulluar, kabllot elektrike kanë mbetur në vendin e njëjtë.

Ato janë varur aq shumë sa qytetarët thonë se ka rrezik që të marrin masë dhe të shkaktojnë ndonjë tragjedi.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se kanë arritur marrëveshje me KEDS-in dhe në muajin tetor pritet të fillojë largimi i kabllove dhe shtyllave elektrike.

Sipas Tahirit, këto kabllo do të duhej të ishin larguar që moti, pasi, siç thotë, qytetarët nuk janë të lirë të dalin.