Arbëri

Në Malishevë përfundoi faza e parë e repelimit të kafshëve

Descriptive Text

Repelimi i kafshëve, që si masë parandalimi dhe luftimi të etheve hemorragjike krime kongo, në Malishevë ka filluar me datë 14.03.2017, është përmbyllur më 05.04.2017, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Numri i kafshëve të repeluara është rreth 16 mijë, ka bërë të ditur, Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Kjo është vetëm faza e parë e repelimit, ndërsa do të kryhen edhe tri faza tjera deri në fund të sezonit të rrezikut nga EHKK.