Showbiz

Dy modelet shqiptare sfilojnë në Javën e Modës në New York

Në New York, po zhvillohet Java e Modës, ngjarje kjo që ka marrë vëmendje nga e gjithë bota. Por, shqiptarët kësaj radhe kanë pasur një arsye edhe më të fortë që ta përcjellin këtë ngjarje sepse aty nuk munguan edhe bukuroshet shqiptare të cilat shkëlqyen në pasarelë.

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, modelet shqiptare të cilat prej një viti janë shpërngulur në Amerikë, atje ku po dëshirojnë të bëhen pjesë e pasarelave botërore, duket se po ja dalim për mrekulli.

Adrola, siç transmeton KultPlus, ka sfiluar për koleksionin e vjeshtës së LaQuan Smith dhe ka publikuar fotografi ku ajo duket jashtëzakonisht bukur.

Gjithashtu edhe modelja Xhesika Berberi, e cila edhe më parë ka sfiluar në pasarelat e New York Fashion Week, si dhe për Sherri Hill, kësaj radhe është bërë pjesë e Javës së Modës.

Dy modelet shqiptare kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një prej sfilatave më të famshme dhe më të diskutuara në botë, atë të “Victoria’s Secret”, përderisa parëmbrëmë me paraqitjen e tyre, ato kanë dëshmuar që mund të ja dalin edhe në një sfilatë të madhe botërore.

{gallery}