Kronikë

Të shtëna në shtëpinë e një polici, nuk ka të lënduar

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në shtëpinë e një pjesëtari të Policisë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Ngjarjen për kp e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij policia ka dalë menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja të armës dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë. Deri tani nuk dihen motivi dhe autorët e këtij sulmi.