Sport

Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Mina

Barcelona ka arritur marrëveshje për mbrojtësin kolumbian Yerry Mina.

Mundo Deportivo raporton se futbollisti i Palmeiras do të bashkohet me klubin katalunas në janar të vitit 2018, transmeton Koha.net.

Transferimi i 22 vjeçarit raportohet se klubit spanjoll i ka kushtuar rreth 9 milionë euro, kurse lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.